Isida Koka

Prej dhjetorit 2020 mban pozicionin e Këshilltarit në Kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Më herët, në periudhën Gusht 2020 – Nëntor 2020 ka ushtruar detyrën e ndihmës inspektores pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Është diplomuar me titullin “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës në vitin 2007. Në vitin 2010, ka përfunduar, programin e studimeve Master i Nivelit të Dytë, pranë Fakultetit Ekonomik, të Universitetit të Tiranës në profilin “Administrim Publik”. Në Maj 2025, ka përfunduar studimet Master në Ligj (LLM) në profilin “US, International and Transnational Law” pranë Illinois Institute of Technology, Chicago Kent College of Law. 

Ka një eksperiencë mbi 18 vjeçare në institucione të administratës publike dhe institucione të pavarura. Nga viti 2008 deri në vitin 2016, ka ushtruar funksionin e juristes në Drejtorinë Juridike pranë Ministrisë së Financave dhe më pas është emëruar përgjegjëse e Sektorit të Hartimit të Akteve dhe Oponencës Ligjore, pranë kësaj drejtorie. Gjatë periudhës Janar 2017 – Korrik 2020 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore, pranë Komisionit të përhershëm parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë periudhës 2017-2019 ka qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin e një sërë projektligjesh të paketës së Reformës në Drejtësi.

Ka marrë pjesë në trajnime brenda dhe jashtë vendit si dhe në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.