Jonarda Qurku

Prej Korrikut 2023, mban pozicionin e Ndihmës Inspektorit, në Njësinë e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Është diplomuar si juriste në  Fakultetin  e Drejtësisë, pranë Universitetit “Nikolae Titulescu”, Rumani, në vitin 2003 dhe po në të njëjtin fakultet ka kryer studimet master.

Ka një eksperiencë të gjatë në administratën gjyqësore dhe publike. Në vitet 2004-2008 ka shërbyer si Sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Prej vitit 2008 ka punuar pranë Ministrisë së Brendshme në pozicione të ndryshme, si Specialiste në Sektorin e Prokurimeve, Koordinatore në Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit të Prokurimeve të Përqendruara dhe prej vitit 2018 ka punuar në Drejtorinë e Çështjeve Vendore dhe Prefekturave, si Përgjegjëse e Sektorit të Prefekturave dhe Përgjegjëse në Sektorin e Politikave të Çështjeve Vendore.

Znj. Qurku ka kryer një sërë trajnimesh për administratën gjyqësore pranë Shkollës së Magjistraturës, si dhe trajnime për nëpunësit e administratës publike, të organizuara nga ASPA dhe institucione ndërkombëtare në vendin tonë.

Zotëron gjuhët e huaja anglisht, rumanisht dhe greqisht.