Klemend Kajana

Prej qershorit 2026, mban pozicionin e drejtorit të Drejtorisë së Integrimit, Analizës dhe Monitorimit pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Z. Kajana ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në vitin 2004, pranë Universitetit të Tiranës, si dhe në vitin 2013, studimet në degën Master në Administrim Publik, në Fakultetin e Ekonomisë, të po këtij universiteti. Ai është anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë që prej vitit 2008 dhe ka ndjekur një sërë programesh kualifikuese pranë Shkollës së Magjistraturës

Z. Klemend Kajana është jurist me një karrierë mbi 20-vjeçare në sistemin gjyqësor, administratën publike dhe konsulencën ligjore korporative.

Që prej vitit 2015, ka ushtruar detyrën e Ndihmësit Ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, ku është angazhuar në proceset e analizës ligjore dhe trupëzimit të praktikës gjyqësore.

Në muajin maj të vitit 2024, z. Kajana u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), ndërsa në muajin korrik të po këtij viti, u pranua në shërbimin civil gjyqësor me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Z. Kajana zotëron në nivel shumë të mirë gjuhën angleze dhe atë italiane