Përditësuar: 28.01.2026
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (Zyra e Inspektorit të Larte të Drejtësisë, në vijim “ILD”) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. ILD publikon informacion sipas veprimtarisë së saj funksionale, si dhe do të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT të ILD-së janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të ILD. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit ILD, vlerëson nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga ILD.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, ILD mban parasysh interesin e publikut, si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.
- Legjislacion ndërkombëtar
- Legjislacion kombëtar
- Informacion mbi procesin e integrimit evropian
- Dokumente strategjike për integrimin evropian
- Raportime mbi zbatimin e detyrimeve në procesin e integrimit evropian
- Raporte monitorimi, auditimi dhe vlerësimi nga ana e Komisionit Evropian (p.sh. Progres Raporti, etj)
- Dokumenta të tjera mbi procesin e integrimit evropian
- Akte nënligjore
- Rregullore
- Kodi i sjelljes
- Akte që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit
- Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nuk miraton rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit.
- Strategji
- Raport vjetor
- Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me funksionet e ILD dhe që prek publikun
- Koordinatori
- Elis Kuçi
- E-mail
- Tel
- 04 221 7217
- Adresa
- Njësia Administrative nr. 2, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Ndërtesa nr. 13, Kodi Postar 1010
- Orari
- E hënë – E enjte: 08:00 – 16:30
E premte: 08:00 – 14:00
- E hënë – E enjte: 08:00 – 16:30
- Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
- Format ankese / Shpjeguese (Procedura e ankimit tek ILD)
- Rezoluta të Kuvendit
- Plane strategjike të punës
- Plane të integritetit
- Raporte monitorimi/auditimi
- Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së ILD
- Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara
- Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset
- Donacione, sponsorizime
- Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara*
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
- Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)
- Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik
- Regjistri i realizimeve të prokurimit publik
- Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme
- Njoftimi dhe konsultimi publik
- Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi*
- Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve*
- Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes*
- Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të ILD*
- Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike
- Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga ILD*
- Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve*
- Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim*
- Procedura e ankimimit*
Shënim: ILD nuk e ofron këtë shërbim.
- Njoftime të ndryshme
- Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil
- Raporte
- Publikime
- Statistika
- Raport i veprimtarisë së ILD-së 2024
- Raport i veprimtarisë së ILD-së 2023
- Raport i veprimtarisë së ILD-së 2022
- Raport i veprimtarisë së ILD-së 2021
- Raport i veprimtarisë së ILD-së 2020
- (Statistikat gjenden në Kreun III të secilit raport)
- Projekte
- Bashkëpunime etj.
- Struktura organizative/Organigrama
- Struktura e pagave
- Funksionet dhe detyrat e ILD
- CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të ILD, përshkrim të procedurës së përzgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
- Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të ILD për të marrë vendime
- Vendimmarrja e ILD (vendime/rekomandime/urdhra, etj)
- Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e ILD (Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave – Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
