Elis Kuçi

Prej muajit tetor 2026, z. Elis Kuçi mban funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Kontributi i z. Kuçi në ILD nis në  shkurt 2022, ku deri në tetor 2026, në mënyrë të njëpasnjëshme ka ushtruar detyrën e përgjegjësit në disa sektorë, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike dhe në Drejtorinë Ekonomike e të Shërbimeve Mbështetëse, ku ka mbikëqyrur menaxhimin e dhënies së informacionit për qytetarët në lidhje me kompetencat e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.  

Z. Kuçi ka përfunduar studimet Bachelor në Gazetari dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, në vitin 2008, si dhe studimet Master i Shkencave në Drejtim dhe Menaxhim Mediash, në të njëjtin fakultet, në vitin 2012. Aktualisht z. Kuçi po ndjek programin e avancuar për drejtues, Master Ekzekutiv në “Drejtësi dhe Mirëqeverisje”, në Fakultetin e Drejtësisë,  në Universitetin e Tiranës. Më herët ka përfunduar programin 1-vjeçar të trajnimit fillestar që iu ofrohet kandidatëve për ndërmjetës, sipas përcaktimeve të ligjit nr.10385/2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

Me një një karrierë profesionale prej 19 vitesh, të nisur në fushën e medias, z. Kuçi është angazhuar në vitet 2013–2018 si zëdhënës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të vijuar shërbimin pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor si Koordinator për të Drejtën e Informimit dhe Specialist për Marrëdhëniet me Median. 

Në karrierën e tij ka shërbyer si pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Shkencave Humane të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ndërsa ka marrë pjesë në trajnime dhe konferenca të ndryshme, të fushave të lidhura me funksionet e tij, përfshi Shkollën e Integrimit Evropian në vitin 2024.